Zjarret në Malësinë e Matit, evakuohet një familje dhe digjen 3 banesa! Luftë me flakët nga toka dhe ajri
Situata e zjarreve në Mat vijon të mbetet kritike edhe ditën e sotme (2 shtator). Nga Emergjencat është bërë evakuimi i një familjeje, për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve. Zjarri ka përfshirë edhe tre banesa të pabanueshme në fshatrat Lundër, Madhesh dhe Stojan, në Njësinë Administrative Ulëz, pjesë e Bashkisë Mat. Ndërkohë, rrezik paraqitet edhe për dy stane bagëtish gjedhe. Sipas informacioneve nga terreni, pronarët e tyre nuk kanë pranuar të largohen, pavarësisht situatës së krijuar. Aktualisht, forcat në terren vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Ndërhyrja po kryhet si nga toka, ashtu edhe nga ajri, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e banesave, banorëve dhe gjësë së gjallë. Situata vijon të monitorohet nga autoritetet, ndërsa...
Burimi:
javanews.al