U plagos në sy gjatë protestës nga plumbat e gomës së policisë, Erion Vishkulli paraqitet në Prokurori

U plagos në sy gjatë protestës nga plumbat e gomës së policisë, Erion Vishkulli paraqitet në Prokurori

26-vjeçari Erion Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur gjatë protestave të nëntorit është paraqitur mesditën e kësaj të mërkure në Prokurorinë e Tiranës. Vishkulli pritet të japë dëshminë e tij, lidhur me atë se çfarë ndodhi dhe plagosjen e tij në sy nga plumbat e gomës së Policisë gjatë protestës studentore. Vishkulli pritet të merret në pyetje nga grupi hetimor për të sqaruar vendndodhjen e tij në momentin e plagosjes, çfarë kishte vënë re në zonë dhe nëse ka arritur të identifikojë efektivin e policisë që dyshohet se ka qëlluar me plumba gome në drejtim të protestuesve. 26-vjeçari pritet të dorëzojë gjithashtu pranë Prokurorisë dokumentacionin dhe raportet mjekësore lidhur me dëmtimin e pësuar dhe ndërhyrjen kirurgjikale që kreu në Itali.  Një nga pikëpyetjet kryesore...