Kokainë mes lëkurëve të kafshëve, SPAK kërkon 120 vite burg për grupin kriminal

Kokainë mes lëkurëve të kafshëve, SPAK kërkon 120 vite burg për grupin kriminal

SPAK ka kërkuar gjithsej 120 vite burg për 10 të pandehurit e akuzuar për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, përmes ngarkesave me lëkurë kafshësh. Pretenca është dhënë nga prokurori i posaçëm Adnan Xholi, në kuadër të një fraksioni të ndarë nga hetimi për laboratorin e drogës në Frakullë. Sipas hetimeve, kokaina transportohej nga vende të Amerikës Latine, përfshirë Kolumbinë dhe Republikën Domenikane, e fshehur në ngarkesa me lëkurë gjedhësh të kriposura. Laboratori kryesor për përpunimin e saj ishte ngritur në Qerekë të Fushë-Krujës. Për Artion Çaushllarin, SPAK kërkoi 15 vite burg, që me gjykimin e shkurtuar zbret në 10 vite heqje lirie. Për Aldi Zonjan, Geis Sejfullain, Ismail Abdurrahmanin dhe dy shtetasit venezuelianë, Jose Ramon Zakarias Vasquez dhe Samuel Alfonso Serano, u...