Trafikuan 90 kg kokainë me vlerë 3,6 milionë euro nga Amerika Latine, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit! Ja dënimet që kërkoi (EMRAT)

Trafikuan 90 kg kokainë me vlerë 3,6 milionë euro nga Amerika Latine, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit! Ja dënimet që kërkoi (EMRAT)

SPAK ka dhënë pretencën për 10 persona të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal, që merrej me trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë. Nga hetimet rezulton se grupi kishte organizuar importimin nga Republika Domenikane të dy ngarkesave, të deklaruara si “lëkurë gjedhësh”, brenda të cilave u sekuestruan rreth 90 kilogramë kokainë. Vlera e drogës në treg përllogaritet në rreth 3.6 milionë euro. Për të pandehurit, SPAK ka kërkuar dënime të ndryshme, në varësi të rolit dhe përgjegjësisë së secilit në aktivitetin e dyshuar kriminal. Konkretisht, për Artion Çaushllarin është kërkuar dënimi me 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar ulet në 10 vite. Për Geis Sejfullain, Ismail Abdurahmanin, Jose Ramon Zakarias Vasquez dhe Samuel Alfonso Seranon është kërkuar dënimi me nga...