Guardiola dhe prapaskena e refuzimit të kombëtares italiane: Më erdhi turp, po të ishte përpara disa vitesh…

Guardiola dhe prapaskena e refuzimit të kombëtares italiane: Më erdhi turp, po të ishte përpara disa vitesh…

“Është një nder i madh për mua që menduan për mua për të drejtuar kombëtaren italiane, por e ndjeja se duhej të ndaloja”. Kjo është ajo që tha Pep Guardiola gjatë një interviste me Romarion për Romario TV teksa tregoi disa prapaskena në lidhje me propozimin për të marrë drejtimin e Të Kaltërve. ‘Po të më kishin folur më parë, ndoshta do të kisha pranuar-shpjegon Guardiola-por në atë kohë, me Paolo Maldinin dhe Leonardon, e kuptova se duhej të ndaloja. Kisha nevojë për më shumë kohë për veten time. Kam qenë trajner për 18 vjet, duke stërvitur çdo tre ditë’. Ish trajneri i Manchester City pranoi se u kontaktua nga drejtuesit e futbollit italian për të marrë drejtimin e skuadrës kombëtare italiane. ‘Është hera e...