Problemet financiare, Rei Manaj ndërpret përfundimisht kontratën me Sivassporin!

Problemet financiare, Rei Manaj ndërpret përfundimisht kontratën me Sivassporin!

Rei Manaj i jep fund aventurës së tij te Sivasspori. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka vendosur të ndërpresë kontratën me klubin turk, pas problemeve të vazhdueshme financiare dhe mospërmbushjes së detyrimeve ndaj tij. Vendimi u bë zyrtar këtë të martë, përmes një reagimi të publikuar nga vetë futbollisti në rrjetet sociale. Manaj bëri të ditur se i kishte dhënë klubit disa mundësi për të zgjidhur situatën, madje edhe afate prej 15 ditësh për të kryer pagesat e prapambetura. Por, sipas tij, asnjë prej premtimeve nuk u mbajt. 29-vjeçari ishte rikthyer te Sivasspori në shkurt të këtij viti, me objektivin për të ndihmuar skuadrën të rikthehej në elitën e futbollit turk. Megjithatë, problemet financiare dhe mungesa e kushteve për realizimin e këtij projekti e shtynë drejt...