Teatri përtej skenës, aktorja Rita Gjeka sjell artin e interpretimit përmes mikrofonit!

Teatri përtej skenës, aktorja Rita Gjeka sjell artin e interpretimit përmes mikrofonit!

Prej gjashtë muajsh, aktorja “Mjeshtre e Madhe”, Rita Gjeka, po sjell teatrin në Radio Shkodra përmes interpretimit të prozave të autorëve gegë. Një mënyrë ndryshe për të afruar artin dhe letërsinë me publikun. “Kena filluar një rubrikë ku lexohet gegnisht. Unë po lexoj gegnisht Stefan Çapalikun që larg teatrit nuk mundet me thënë se është. Unë e kam bërë shumë herët këtë sepse mua së pari më pëlqen radioja, e së dyti njerëzit kanë nevojë me ni gegnishten. Radio Shkodra është shumë e shtrenjtë jo vetëm për mua por për të gjithë popullin e Shkodrës”, tha Gjeka. Aktorja dhe ish-drejtuesja e Teatrit “Migjeni” flet edhe për rëndësinë e tij në këtë ditë kur ai shënon 77 vite nga krijimi. “Me këtë buxhet që teatri ka...