Kur shkenca dhe letërsia bashkëbisedojnë për misterin e qenies
Ndërthurja kuantike dhe ndërthurja e fateve njerëzore në romanin “Drita” të Mimoza Hafizit Nga Fulvia Dollmeni Shtepani Ka dukuri në univers që, sa më shumë shkenca përpiqet t’i shpjegojë, aq më shumë na zbulojnë thellësinë e misterit të tyre. Drita është një prej tyre: ajo është njëkohësisht fenomen fizik, bartëse e informacionit për kozmosin dhe një nga metaforat më të fuqishme të përvojës njerëzore. Pikërisht në këtë hapësirë ku njohja shkencore takohet me imagjinatën letrare vendoset romani “Drita” i Mimoza Hafizit, një vepër që na fton të reflektojmë mbi lidhjet e padukshme mes njerëzve, kujtesës, largësisë dhe misterit të qenies. Shkenca i zbulon universit ligjet e veta, ndërsa letërsia i jep zë. Kur këto dy gjuhë takohen, universi pushon së qeni vetëm objekt studimi dhe...
Burimi:
kultplus.com