Festivali i 65-të i Këngës në RTSH, dirigjenti Qinami zbulon detaje nga përgatitjet: Këtë vit dominojnë rock-u dhe baladat
Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po bëhet gati për edicionin e tij të 65-të, ndërsa përgatitjet dhe provat kanë nisur prej ditësh. Orkestra Simfonike, këngëtarët, solistët dhe banda po punojnë intensivisht për të sjellë në skenën e Pallatit të Kongreseve një spektakël të veçantë, që ndërthur krijimtarinë e re me emocionet dhe nostalgjinë e festivalit. I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, dirigjenti Olsi Qinami, foli për përgatitjet, përgjegjësinë e drejtimit të orkestrës dhe risitë që ka vënë re në repertorin e këtij edicioni. Sipas Qinamit, këtë vit duket se ka më pak këngë me motive folklorike, ndërsa në repertor po spikasin më shumë rock-u dhe baladat. “Vitet e tjera ka pasur shumë këngë në folk, në këtë traditë. Këtë vit, sikur...
Burimi:
kultplus.com