Gustav Majer, albanologu që hodhi themelet e studimit shkencor të gjuhës shqipe
Më 25 nëntor të vitit 1850, në Gros Strehlitz të Gjermanisë, lindi Gustav Majer (Meyer), gjuhëtari dhe albanologu i shquar gjerman që shënoi një kthesë rrënjësore në studimin e gjuhës shqipe. Albanologu i njohur austriak dhe profesori i Universitetit të Gracit, Gustav Majer, studioi historinë e gjuhës shqipe, veçanërisht etimologjinë dhe fonetikën historike. Nga pena e tij doli fjalori i parë etimologjik i gjuhës shqipe, i cili ruan vlera shkencore edhe sot. Falë punës së këtij albanologu të shquar, gjuhësia shqiptare zuri vendin që i takonte në studimet indoevropiane dhe në veprat shkencore kushtuar gjuhës shqipe. Ai studioi me imtësi rrënjët e fjalëve, tingujt dhe strukturën e shqipes. Përmes veprave të tij themelore, si “Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache” (“Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”, 1891)...
Burimi:
kultplus.com