“Kosova e Kadaresë”, ekspozita me dorëshkrime dhe letra të rralla çelet në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë

“Kosova e Kadaresë”, ekspozita me dorëshkrime dhe letra të rralla çelet në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë

25 November, 2026 - 11:02 Një nga aktivitetet e Javës Kulturore Kombëtare ishte edhe çelja, ditën e djeshme, e ekspozitës “Kosova e Kadaresë”. Ekspozita u çel edhe në kuadër të 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim tripalësh mes Shtëpisë Studio Kadare, Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.Ekspozita “Kosova e Kadaresë” ia prezantoi fillimisht materialet e saj publikut të Prishtinës, ku u hap pak ditë më parë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Pas prezantimit në Prishtinë, dorëshkrimet dhe letrat ekspozohen për herë të parë në Shqipëri, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare.Ekspozita përmban materiale dhe dokumente që pasqyrojnë lidhjen e Ismail Kadaresë me Kosovën, krijimtarinë e tij letrare dhe angazhimin intelektual në periudha të...