Ministria e Sportit harton 12 akte nënligjore për rregullimin e sportit në Kosovë

Ministria e Sportit harton 12 akte nënligjore për rregullimin e sportit në Kosovë

25 November, 2026 - 10:30 Ministria e Sportit dhe Rinisë (MSR) është duke punuar në avancimin e kuadrit ligjor për sportin në Kosovë, përmes hartimit të 12 akteve nënligjore që synojnë rregullimin dhe funksionimin më të mirë të kësaj fushe. Sipas njoftimit të ministrisë, grupet punuese janë duke përgatitur aktet që trajtojnë çështje të ndryshme të sektorit sportiv, përfshirë organizimin dhe funksionimin e federatave dhe klubeve sportive, stimulimin financiar dhe shpërblimin e sportistëve, si dhe sponsorizimin e aktiviteteve sportive. Në kuadër të këtij procesi do të adresohen edhe ushtrimi i veprimtarive sportive, kompensimi i kontributdhënësve në sport, inspektimi dhe qeverisja e mirë në këtë sektor. Përmes këtyre akteve, MSR synon të krijojë një bazë më të plotë ligjore, duke përcaktuar standarde të qarta për organizimin,...