Njeriu që mendon pa leje
25 November, 2026 - 11:00 (Poetit Halil Matoshi me rastin e 65 vjetorit te lindjes) Lulzim Tafa Në vitin 1999 policëve u thanëTë shkonin te një shtëpiPër të kërkuar një personQë mendon pa leje. Shtëpia kishte një bibliotekë,Të frikshme. Librin e parë që e hapën,Gjetën një poezi për lirinë.Në raftin tjetër, libra filozofie.Për dreq,Asnjë nga autorëtNuk ishte në listën e të kërkuarve të tyre,Por të gjithë u dukeshin fajtorë. Pastaj ata shënuan në raport:“asgjë,Përveç disa mendimeve të organizuara mirë,Nuk u gjet.”Por mendimi pa leje ishteMë i rrezikshëm se çdo bombë. Një ditë, ai doli nga burgu.Të besatuar e pritënPersonazhet e librave të vet. Thonë sot e asaj dite Halil MatoshiMendon pa leje.Kush e di?Ndoshta burgu e ka lënë me rrem. /KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com