Përgjimet e SkyECC/ Pas katër vitesh pranohet ekspertiza teknike e palës mbrojtëse, ja çfarë ngre raporti i specialistit italian

Përgjimet e SkyECC/ Pas katër vitesh pranohet ekspertiza teknike e palës mbrojtëse, ja çfarë ngre raporti i specialistit italian

Në kuadër të një procesi për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike që po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës, Prokuroria shqiptare ka dhënë pëlqimin për përfshirjen në aktet e dosjes të raportit teknik të hartuar nga eksperti i informatikës forenzike i palës mbrojtëse, Antonio Andrea Miriello, si dhe për dëgjimin e tij gjatë shqyrtimit gjyqësor. Objekt i ekspertizës janë autenticiteti dhe integriteti i bisedave të nxjerra nga platforma SkyECC, mbi të cilat mbështetet e gjithë akuza. Dëgjimi i ekspertit do të zhvillohet në sallën e gjyqit me përkthim simultan. Beteja për bisedat e koduara Që prej marsit të vitit 2021, kur autoritetet gjyqësore të Belgjikës, Francës dhe Holandës mbyllën platformën SkyECC, duke siguruar një sasi të jashtëzakonshme bisedash të shkëmbyera nga rreth 170 mijë përdorues në...