Vox po fiton terren, shkrimtari spanjoll: Gabimi që i hapi rrugën së djathtës ekstreme

Vox po fiton terren, shkrimtari spanjoll: Gabimi që i hapi rrugën së djathtës ekstreme

Shkrimtari spanjoll Javier Cercas paralajmëron për rritjen e së djathtës ekstreme në Spanjë dhe Europë, duke pranuar se përpjekjet për ta ndalur atë kanë dështuar. Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, pak ditë para zgjedhjeve në Spanjë, të cilat sipas sondazheve mund të shënojnë fundin e epokës së Pedro Sánchez, Cercas kritikon si Partinë Popullore (PP), ashtu edhe Partinë Socialiste (PSOE), për mënyrën se si kanë trajtuar forcimin e partisë së ekstremit të djathtë, Vox. Tre vite më parë, Cercas shprehej se e djathta ekstreme në Spanjë ishte ende e re dhe mund të mposhtej. Sot ai pranon se kjo nuk ndodhi, pasi shumë aktorë politikë, përfshirë edhe socialistët, menduan se rritja e Vox do të dobësonte rivalin e tyre të drejtpërdrejtë,...