Drama e pengjeve në qytetin turistik të Kolumbisë, lirohen të gjithë qytetarët! Vritet një nga autorët, policia shpërthen godinën
Ka marrë fund pas disa orësh ankthi kriza e pengjeve në një supermarket në Kartagjenë, një prej destinacioneve turistike më të njohura të Kolumbisë. Forcat e sigurisë kanë arritur të lirojnë të gjithë personat që mbaheshin peng, ndërsa një prej autorëve të armatosur është vrarë gjatë operacionit. Lajmi për përfundimin e operacionit u konfirmua nga presidenti i Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, i cili njoftoi se të gjithë pengjet ishin tashmë të lirë. Kriza kishte nisur të martën, pas një tentative të dështuar për grabitjen e një automjeti të blinduar që transportonte para. Autorët morën peng punonjës dhe klientë të një supermarketi të rrjetit Éxito, në zonën La Castellana. Fillimisht, sipas autoriteteve, rreth 30 persona mbaheshin peng. Pas disa orësh negociatash, policia arriti të siguronte...
Burimi:
javanews.al