Grabisnin shtëpitë brenda 10 minutave dhe fshiheshin në kampe, arrestohen 3 “skifterët” shqiptarë në Spanjë
pamje nga arrestimet SPANJË- Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi dyshohen si pjesë e një grupi kriminal që kryente grabitje në vila dhe banesa luksoze në rajonin e Galicisë. Në pranga kanë rënë 3 shqiptarët: Renato D., Ermal N. dhe Florian P. Sipas mediave spanjolle, grupi kryente vjedhjet në një maksimum prej dhjetë minutash. Ata ndërronin targat për të shmangur gjurmimin, ndërsa me vete mbanin mjete të sofistikuara, të tilla si gërshërë hidraulike për hyrje me forcë, dhe pajisje të denja për specialistë, për të testuar pastërtinë e diamanteve dhe arit të vjedhur në vend. Kjo metodë i ndihmonte ata që të zgjidhnin sendet e vlefshme dhe të përjashtonin ato që nuk vlenin brenda pak sekondash. Mediat spanjolle evidentojnë se përveç përdorimit të...
Burimi:
zeri.ai