Urdhëruan të qëllohej kushdo që kalonte, si u zbardhën vrasjet e civilëve në Ukrainë

Urdhëruan të qëllohej kushdo që kalonte, si u zbardhën vrasjet e civilëve në Ukrainë

“Ai erdhi këtu për të vrarë, unë për të hetuar krimet e tij”. Kështu e përshkruan Ivan Dulkay përballjen e tij me një nga kapitujt më të rëndë të luftës në Ukrainë. Para pushtimit rus, ai ishte një hetues i ri në policinë e Kievit dhe nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të merrej me krime lufte, aq më pak vetëm pak kilometra larg vendit ku punonte. Gjithçka ndryshoi në pranverën e vitit 2022, pas tërheqjes së trupave ruse nga Bucha. Bota pa pamjet tronditëse të asaj që kishin lënë pas ushtarët rusë: trupa civilësh të vrarë në rrugë, pranë biçikletave dhe makinave. Edhe në qytetin e afërt të Irpinit, trupat ruse kishin qëlluar mbi familjet që po përpiqeshin të largoheshin nga luftimet, madje...