GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta që kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit. Në ankimim Meta ka pretenduar se ka qenë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore dhe se nuk mund të mbajë përgjegjësi që janë shtyrë për shkaqe të ndryshme. Ai pretendon se në çdo rast i ka thënë gjykatës se është i gatshëm ta bëjë vetë mbrojtjen pa avokat.