Zjarr pranë liqenit të Viroit në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Zjarr pranë liqenit të Viroit në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

foto nga vendi i ngjarjes GJIROKASTËR- Një vatër zjarri është konstatuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, duke vënë në lëvizje shërbimet zjarrfikëse. Njoftimi për flakët është marrë rreth orës 18:05 nga Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër. Menjëherë pas sinjalizimit, ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur në zonë, ku kanë konstatuar se zjarri kishte përfshirë një sipërfaqe me bar dhe shkurre. Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur izolimin e vatrës, duke shmangur përhapjen e flakëve në sipërfaqe më të madhe. Pas punës së ekipeve në terren, zjarri është shuar plotësisht. Nga incidenti nuk raportohet për dëme të tjera, ndërsa situata është vënë nën kontroll./ZËRI