Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Taksa turistike e qëndrimit në Venecia do të rritet nga 5 euro në 9.50 euro për person për çdo natë. Vendimi është miratuar nga qeveria bashkiake me propozimin e këshilltarit për taksat, Michele Zuin. Masa do të zbatohet në strukturat akomoduese të kategorisë më të lartë. Synimi është t’i afrojë tarifat e qytetit me ato të qyteteve të tjera të mëdha turistike italiane. Rritja e taksës turistike në Venecia prek edhe turistët shqiptarë që planifikojnë të vizitojnë qytetin lagunor. Ata do të përballen me këtë kosto më të lartë për çdo natë qëndrimi në strukturat e kategorisë më të lartë. Deri më tani, Venecia kishte mbajtur një tarifë maksimale prej 5 eurosh për natë, e cila tani dyfishohet për hotelet e nivelit më të lartë....