Zjarr i përmasave të mëdha në Armen të Selenicës, digjen ullinj dhe bimësi

Zjarr i përmasave të mëdha në Armen të Selenicës, digjen ullinj dhe bimësi

  Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Armen, në Bashkinë Selenicë, duke përfshirë nga flakët sipërfaqe të konsiderueshme toke, ullinj, bimësi dhe pemë të tjera. Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era e fortë që ka përfshirë zonën, duke rritur rrezikun e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Situata vijon të jetë problematike, ndërsa ndërhyrja në terren është e nevojshme për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera.