No Image Available

Zgjedhjet/ Trump: 2 vjet më parë na tallte e gjithë bota, sot Amerika është në kulmin e saj

Presidenti amerikan Donald Trump e ka përmbyllur fushatën për zgjedhjet e mesmandatit me një mesazh optimist për gjendjen e Shteteve të Bashkuara, duke pretenduar se vendi ka rikthyer fuqinë dhe respektin në arenën ndërkombëtare. Në një intervistë për “Fox & Friends”, Trump deklaroi se vetëm dy vite më parë Amerika ishte në një situatë të vështirë dhe nuk merrej seriozisht nga udhëheqësit e vendeve të tjera. Sipas tij, sot Shtetet e Bashkuara ndodhen në kulmin e fuqisë së tyre. Presidenti foli edhe për zhvillimet në tregun e energjisë, duke përmendur një ulje prej 10 dollarësh të çmimit të naftës. Ai pretendoi gjithashtu se SHBA-të kanë kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit përmes bllokadës detare. Megjithatë, shifrat e sondazheve dhe të tregut të karburanteve paraqesin...