Nelson Hysa mundet nga Agit Kabayel për ndeshjen për titullin botëror në boks, “hedh peshqirin” në raundin 2

Nelson Hysa mundet nga Agit Kabayel për ndeshjen për titullin botëror në boks, “hedh peshqirin” në raundin 2

Në Düsseldorf të Gjermanisë, Nelson Hysa u ngjit sonte në ring për të sfiduar Agit Kabayel, kampionin e botës dhe mbajtësin e rripit WBC në peshat super të rënda. Një përballje e jashtëzakonshme, që për herë të parë vendoste një boksier shqiptar, nën flamurin kuqezi, përballë mundësisë për të fituar titullin kampion bote në boksin profesionist.Fatkeqësisht, boksieri shkodran humbi me ndalesë (stoppage) në raundin e dytë ndaj Agit Kabayel më 28 nëntor 2026, ditën e Festës Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë, në Düsseldorf të Gjermanisë, në sfidën për titullin kampion bote WBC në peshat e rënda. Agit Kabayel, duke detyruar “hedhjen e peshqirit” në raundin e dytë, zyrtarisht për shkak të një dëmtimi në krahun e djathtë.Agit Kabayel hyri në ring me bilancin 27-0 (19...