Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zgjedhjet presidenciale në Poloni! Fiton konservatori që mbështeti Donald Trump-in
👁14283
Karol Naërocki, kandidati sovranist dhe pro-rus, fitoi ngushtë me 50.89% të votave ndaj rivalit liberal Rafał Trzaskowski, i cili mori 49.11%, në raundin e dytë presidencial në Poloni. Gara e tensionuar pasqyroi ndarjen e thellë politike mes zonave urbane pro-liberale dhe fshatrave që mbështesin nacionalistët. Naurocki, me mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump, pritet të orientojë vendin drejt politikave më konservatore dhe sovraniste, duke vështirësuar agjendën reformuese të kryeministrit Donald Tusk, i cili mund të humbasë fuqinë për shkak të vetove të presidentit të ri ndaj ligjeve parlamentare dhe përballë një opozite gjithnjë e më të fortë nga partia PiS.