Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ mirëpret 19 delegacione ndërkombëtare në kuadër të programit të vëzhguesve zgjedhorë

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ mirëpret 19 delegacione ndërkombëtare në kuadër të programit të vëzhguesve zgjedhorë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka mirëpritur 19 delegacione nga Trupat e Menaxhimit Zgjedhor të vendeve të ndryshme të botës, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që operojnë në fushën e zgjedhjeve. Vizita u zhvillua në kuadër të “Programit të vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve”, i cili organizohet për herë të dytë nga KQZ. Delegacionet pjesëmarrëse përfshijnë përfaqësues nga vende si Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Estonia, Gjeorgjia, Kroacia, Kosova, Lituania, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Finlanda, Suedia, Turqia, si dhe nga Organizata Botërore e Trupave Zgjedhore. Gjatë qëndrimit të tyre, delegacionet u njohën me përgatitjet për zgjedhjet...
Burimi: Javanews.al