Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zgjedhjet e 11 majit/ 55 mijë vota të pavlefshme, më pak se në vitin 2021
👁2746
Nga numrat tek emrat në fletën e votimit. Ky ndryshim në fletë nga parlamentaret e 2021-shit tek ato të këtij viti ka rezultuar pozitiv. Në këto zgjedhje të 11 majit 2025 ka më pak fletë votimi të pavlefshme. Duke qenë se këtë vit në fletën e votimit në të njëjtën kolonë me emrin e partisë ishin të listuar emrat e kandidatëve për deputetë sipas qarqeve, dhe nuk ishin vetëm me numra si në 2021-shin, qytetarët duket se e kanë pasur më të lehtë të votojnë saktë. Deri më tani nga 1,461,258 vota brenda vendit, vetëm 3.7% kanë dalë të pavlefshme....