Zgjedhjet, do të hapen edhe disa kuti votimi në Durrës

Zgjedhjet, do të hapen edhe disa kuti votimi në Durrës

Do të hapen të gjitha kutitë e KZAZ 21 dhe 22 të qarkut Durrës, po ashtu edhe 126 kuti të tjera të renditura në materialin e paraqitur nga subjekti ankimues PD-ASHM. Po ashtu me kërkesë të dy anëtarëve të KAS u vendos që të hapen edhe 60 kutitë. Sipas kësaj vendimmarrje, do të hapen 60% të kutive të qarkut Durrës për votat brenda vendit dhe do të rinumërohen 100% të fletëve të votimit të ardhura nga jashtë vendit. Më parë, KAS ka vendosur të hapë kutitë e votimit të Tiranës dhe Fierit.
Burimi: Kohajone.com