Zjarri në fabrikën e plastikës mbushi me helm Elbasanin, policia shpall në kërkim administratorin e kompanisë

Zjarri në fabrikën e plastikës mbushi me helm Elbasanin, policia shpall në kërkim administratorin e kompanisë

Zjarri në fabrikën e plastikës

ELBASAN- Një fabrikë plastike u përfshi nga flakët ditën e djeshme në zonën e Metalurgjikut në Elbasan, fatmirësisht nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale. Autoritetet thanë se dyshohet se shkaku i zjarrit ishte një shkëndije elektrike, ndërsa ditën e sotme policia bën me dije se është shpallur në kërkim administratori i kompanisë për prodhimin e plastikës. Bëhet fjalë për 54 vjeçarin K.B.
“Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin K. B., 54 vjeç, me detyrë administrator në një kompani për prodhimin e plastikës, pasi në fabrikën palstike, në fshatin Bradashesh, ka rënë zjarr dhe si pasojë e tymit të çliruar u shkaktua ndotje e ajrit”, njofton policia.

Zjarri fillimisht ka nisur në sallën e arkave plasitike për tu përhapur më pas në të gjithë fabrikën.  Gjithçka nisi rreth orës 15:00, kur po punohej në fabrikë, dhe dyshimet e para janë se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndijë elektrike. Deri më tani është raportuar për dëme materiale të medha.
Për të shuar zjarrin u desh ndërhyrja e 10 mjeteve zjarrfikëse dhe rreth 40 efektivëve, jo vetëm nga Elbasani por edhe nga Tirana. Për më shumë se një 1 orë zjarrfikëset luftuan me flakët dhe arritën ta vinin nën kontroll, ndërsa shtëllungat e mëdha të tymit të favorizuara dhe nga era mbuluan të gjithë qytetin. /ZËRI
Burimi