Zjarr në zonën industriale të Bradasheshit, digjet fabrika e plasitikës, Policia: Vetëm dëme materiale!
Foto nga vendngjarja
ELBASAN- Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuafr fabrikën e plastikës në zonën industriale të Bradasheshit, pranë ish-Metalurgjikut në Elbasan. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga ZËRI, zjarri ka përfshirë të gjithë godinën, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi janë përhapur në të gjithë zonën.
Fillimisht u dyshua se brenda fabrikës mund të kishte punonjës të bllokuar, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga zjarri.
Sipas Policisë, gjithçka nisi rreth orës 15:00. Paraprakisht, zjarri dyshohet se ka rënë prej një shkëndije elektrike, megjithatë hetimet do të dalin me një version zyrtar.
PAMJET NGA ELBASANI:
“Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit,”- njofton Policia.
Ndërkaq, ekipet zjarrfikëse ende janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit, i cili me sa duket favorizohet nga materiale lehtësisht të djegshme./ZËRI
Burimi