Zjarr edhe në fushën e mbetjeve në Kukës, tymi mbulon zonat e banuara
👁8829
pamje nga vendngjarja
KUKËS- Mëngjesin e sotëm është shfaqur një vatër e madhe zjarri në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Kolsh. Dy mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e plotë zjarrit. Si pasojë e flakëve, smogu ka përfshirë fshatrat dhe një pjesë të qytetit që janë në afërsi me pikën e grumbullimit.
Kjo pikë e mbetjeve është përfshirë disa herë nga zjarri brenda pak muajsh duke shkaktuar një ndotje masive tek banorët. Bashkia Kukës vitet e fundit po vuan nga mbetjet urbane, pasi vend-grumbullimi i Kolshit është i vetmi vend për mbetjet urbane si dhe është i tej mbushur.
Mbrëmmjen e djeshme edhe fusha e mbetjeve në qytetin bregdetar të Vlorës u përfshi sërish nga zjarri./ZËRI
Burimi