![Zgjedhjet në Kosovë/ Nis numërimi i votave në qendrat e votimit](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/zgjedhjet-ne-kosove-nis-numerimi-i-votave-ne-qendrat-e-votimit_67a8fba6698cd.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Zgjedhjet në Kosovë/ Nis numërimi i votave në qendrat e votimit
Pamje nga Kosova
PRISHTINË- Pas mbylljes së qendrave të votimit, në Prishtinë por edhe në të gjithë Kosovën ka nisur numërimi i votave. Edhe pse në media janë publikuar “Exit-pollet”, rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë priten që të dalin pas orës 21:00.
Vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është zotëruar që këto zgjedhje, rezultati final të dalë në kohë rekord; më shpejt se kurrë më parë. Në gjithë territorin e Kosovës janë në total 941 qendra votimi.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:00, të drejtën për të votuar e ushtruan 38.9% e qytetarëve. Ndërsa pritet që pas pak minutash KQZ të japë shifrat përfundimtare të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje dhe të nisë menjëherë numërimi i votave. Kandidatët kryesorë për Kryeministër të Kosovës janë: Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj./ZËRI
Burimi