Zëvendësimi i Yuri Kim, Berisha: Ndjej kënaqësi! Kam dokumenta nëse nis hetim

Zëvendësimi i Yuri Kim, Berisha: Ndjej kënaqësi! Kam dokumenta nëse nis hetim

Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli për zëvendësimin e Yuri Kim nga pozicioni si zëvendëssekretare Shteti për EuroAzinë. Berisha tha për “Syri TV” se ndjehet i kënaqur me vendimet e administratës së presidentit Donald Trump për të zëvendësua ish-ambasadoren SHBA-së në Shqipëri. Kryedemokrati shtoi se gjithashtu vendimi për të shpallur “non grata” Antony Blinken e ka kënaqur. Berisha gjithashtu shtoi se ka prova nëse niset një hetim ndaj saj.
Pjesë nga intervista:
Peka: Tani është zyrtare Yuri Kim është zëvendësuar nga Ander Stoë që është Zëvendëssekretar Shteti për EuroAzinë.
Berisha: Ajo duhet të shkojë para drejtësisë. Atëherë them se është zgjidhja. Ajo ka pasur akte korrpusioni në Shipëri për të cilat jam shprehur publikisht. Disponojn indicie shumë të fortë për autoritetet nqs ato duan ta hetojnë. Ato që i kam thënë unë asaj i kam pasur 100% të faktuara dhe të dokumentuara.
Peka: Dy ambasadorë që kanë hartuar dosjen tuaj dalin nga sistemi diplomatik në DASH, Sali Berisha kthehet ligjërisht kryetar i opozitës. Ndjen ndonjë kënaqësi shpirtërore?
Berisha: Sigurisht ndjehem. Ndjehem edhe për atë që është ‘non grata’ në vendin e vetë. Ndjehem s’mund ta fshehë. Njeri pa dinjitet që s’mund të merrte kurrë një vendim të tillë, i papërgjegjshëm. Besoj se drejtësia amerikane do flasë për të. Nqs nuk ka kërkuar marrëveshje si puna e kësaj tjetër që kishte bërë marrëveshje./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente