Zana me mjekër dhe fustanin ylber në kopertinën e Gjuhës Shqipe 3, rrjeti: Çfarë mesazhi jep?!

Zana me mjekër dhe fustanin ylber në kopertinën e Gjuhës Shqipe 3, rrjeti: Çfarë mesazhi jep?!

Libri i Gjuhës Shqipe për klasën e tretë

TIRANË- Pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, një debat i ashpër është hapur në rrjetet sociale lidhur me kopertinën e librit të Gjuhës Shqipe për klasën e tretë. Në kopertinën e librit shfaqet një zanë, por jo si ato që jemi mësuar të shohim, me fustan rozë dhe shkop magjik. Kjo zanë ka një pamje krejtësisht të ndryshme me mjekër dhe fustan shumëngjyrësh, i ngjashëm me flamurin e komunitetit LGBT.
Ky portretizim ka ngjallur reagime të ndryshme në publik, duke ngritur pyetje mbi mesazhet që u përcillen fëmijëve përmes këtyre materialeve mësimore. Disa prindër dhe përdorues të rrjeteve sociale kanë shprehur shqetësime, duke argumentuar se kjo pamje nuk i përshtatet traditës dhe simbolikës së zanave që fëmijët kanë njohur që në fëmijëri.
Ndërkohë, të tjerë mbrojnë ilustrimin si një mënyrë për të promovuar diversitetin dhe përfshirjen, duke theksuar rëndësinë e mësimit të vlerave të pranimit që në moshë të hershme. 
Për këtë çeshtje kanë reaguar edhe personazhe publike të cilët kanë kërkuar mesazhin që ajo figurë përçon.
Ragimi i Elona Casllit ne Facebook:
Ç’përfaqëson personazhi me mjekër dhe me fustan me ngjyrat e ylberit?!  Është kopertina e librit të Gjuhës Shqipe në klasën e tretë. Kur një fëmijë të pyesë prindin se ç’është ky personazh mbi kopertinën e librit, si mund t’i përgjigjet prindi?! Kanë mbaruar vallë imazhet e Shqipërisë që kopertina e librit të gjuhës amtare duhet të përcillet me një burrë me mjekër dhe fustan me ngjyrat e ylberit?!

Ragimi i Elona Casllit

Reagimi i Blendi Salaj:
Kush e çfarë është mjekroshi me fustan në kopertinën e librit të Gjuhës shqipe për klasën e tretë?
Gjithashtu nuk kanë munguar as opinione nga njeerëz qe janë kundra kësaj kopertine dhe atyre që jane pro.

Komente të ndryshme ne rrjet

Debati vazhdon të mbetet i hapur, ndërsa pritet që institucionet arsimore dhe shtëpia botuese e librit të japin një shpjegim për përzgjedhjen e kësaj figure në librin e shkollës fillore./ZËRI

blkijipng

serpng
Burimi