Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Dënohet Arbër Paplekaj! Pafajësi për policët

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Dënohet Arbër Paplekaj! Pafajësi për policët

Arbër Papleka

TIRANË- Gjykata e Apelit ka dënuar këtë të hënë me 7 vjet burg Arbër Paplekajn. Ky i fundit akuzohet për vrasjen e mjekut psikiatër, Pjerin Xhuvani në Elbasan. Ngjarje e ndodhur më 21 prill të vitit 2021. Sipas Gjykatës së Apelit, e cila dha vendim të formës së prerë, Paplekaj ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes. Trupa gjykuese përbëherj nga: Fadri Islamaj, Enida Petri dhe Marsela Pepi. Ndërkohë, dy ish-zëvendës drejtorët e policisë Elbasan dhe efektivët e tjerë janë cilësuar të pafajshëm. Më herët, Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar Paplekajn me 22 vite burg.
Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?
Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një “SMV”, strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri./ZËRI
Burimi