‘Vota e Diasporës’/ PS gati pr.ligjin, Gjiknuri: PD të heqë dorë nga kushtet! Bylykbashi:Të pranohen
Damian Gjiknuri
TIRANË-Ashtu siç ishte përcaktuar në rendin e ditës, po diskutohet sot në seancën plenare të Kuvendit, raporti vjetor i KQZ për vitin 2023. Por si duket edhe në seancë palët nuk kanë rënë dakort. Damian Gjiknuri bëri thirrje për ta kaluar pr/ligjin brenda korrikut dhe ka zbuluar detajet.
“Për këtë mazhoranca ka përgatitur në projektligj që adreson ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për të identifikuar dhe adresuar boshllëqet që sipas Gjykatës Kushtetuese nuk kanë qenë të përcaktuara qartë. Këtu do të llogaritet vota në qark. Vota e çdo qytetari që jeton jashtë vendit do të llogaritet në qarkun ku ai është rezident. Diaspora ka kërkuar që të lehetësoheshin procedurat e regjistrimit si votues nga jashtë. Kemi bërë që nëpërmjet teknologjisë nga KQZ regjistrimi të jetë automatik në gjendjen civile. Shteti merr përsipër t’i dërgojë me postë materialet zgjedhore, fletat e votimeve dhe zgjedhësi është i lirë të votojë kë të dojë. Votat vijnë në Shqipëri deri në ditën e zgjedhjeve dhe llogariten në bazë të qarqeve në mënyrë transparente. Unë e quaj votën e Diasporës një gjë që duhet ta ezaurojmë,”-tha Gjiknuri.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Damian Gjiknuri po ashtu iu kundërpërgjigj opozitës, ndërsa theksoi se mënyra për të ardhur në pushtet, janë vetëm zgjedhjet. Ai tha se opozita nuk ka dhënë ide konkrete për reformën zgjedhore.
“Opozita nuk kishte një drejtim të saktë, se kush do të merrte përsipër që të udhëheqtë tryezën për reformën zgjedhore. Më vonë u përçanë se ishte problemi i vulës. Dështimi i reformës zgjedhore qe i parashkruar. Me vullnetin e mirë si maxhorancë krijuam një mekanizëm dialogu. Duhej të adresohej vota e diasporës. Ne ofruam që të përfshijmë votimin dhe numërimin elektronik në pjesën më të madhe të vendit”, tha ai.
Gjiknuri ka artikuluar se në pritjen që deri përpara seancës së fundit të këtij sesioni që opozita të rikthehet dhe të heqë dorë nga kushtet.
“Po morët pjesë në zgjedhje dhe madje pretenduat se do të fitonit zgjedhjet me to. Kush ka mend përshtatet, ai që ka ndërmend të luftojë natyrën, dihet si përfudnon. Unë ju ftoj të gjithëve dhe shpresoj që javët e fundit të gjejmë kompromis,”-tha Gjiknuri.
Por Bylykbashki nga ana e tij duke komentuar qëndrimin e opozitës kërkon që shumica të pranojë kërkesën e tyre që t’i hapet rruga sipas rotacionit politik.
Oerd Bylykbashi: Ne kërkojmë që të ruhet ajo që ishte rënë dakord. Ka një hall të vetëm Edi Rama, nëse kjo ndodh, ka hallin se kjo sjell rotacion.
Gjiknuri rreshtoi ato që shumica sheh si prioritete për të ndryshuar në Kodin Zgjedhor që vijne si rezultat i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë dhe mundësia që emigrantët të votojnë në 2025-ën. Kjo çështje ka përfshirë në debat dhe ish-ministrin e Diasporës që i kërkon opozitës që të paktën për këtë çështje të bashkojnë votat.
Pandeli Majko: Ju or mik vëllai keni frikë.
Por Bylykbashi, i akuzon socialistët se e kanë çuar me qëllim në dështim procesin e regjistrimit të emigrantëve.
Oerd Bylykbashi: Frika juaj që ju fluturoni nga karriget nëse ata votojnë të lirë.
Afati i fundit për të bërë ndryshimet në kod elektoral, puna për të cilin ka nisur më shumë se 2 vite më parë me komisionin e dështuar bipartizan është data 24 Korrik. Nëse dokumenti me propozimet e socialistëve nuk merr 84 vota, atëherë në zgjedhjet e 2025 do të shkohet me ligjin aktual zgjedhor.
Burimi