
Vota e diasporës/ KQZ jep detaje: Fleta e mbështjellë me 3 zarfe sigurie, mos shkruani asgjë mbi të!

Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lajmëroi se në fillim të muajit prill do të nisë të dërgohen zarfet e votimit për diasporën shqiptare. KQZ lajmëroi se ndarja do bëhet përmes një poste të shpejtë që gjurmon vendndodhjen e zarfit. Gjithashtu, Komisioni informon emigrantët shqiptarë se nuk duhet të bëjnë asnjë shënim mbi sipërfaqen e zarfit, por vetëm të hedhin votën e tyre.
Gjithashtu në zarfet e dërguara nuk duhet të futet asnjë dokument tjetër, përveç fletës së votimit dhe zarfi të mbështillet sipas shpjegimeve të dhëna.
Emigrantët shqiptarë nuk do të paguajnë për këtë proces, pasi çdo shpenzim për dërgimin dhe marrjen e fletës është mbuluar nga KQZ. Deri më tani ende nuk është zgjedhur një kompani postare për të dorëzuar fletën, pasi nuk lejohet ajo shqiptare. Ndërsa, në momentin që do të nis ndarja e zarfeve, ato do t’i dorëzohen personalisht në dorë vetëm votuesit./ZËRI