![Vota e diasporës/ Celibashi: S’kemi përfaqësues jashtë! Ofrojmë shërbim vetëm online, jo në terren!](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/vota-e-diaspores-celibashi-skemi-perfaqesues-jashte-ofrojme-sherbim-vetem-online-jo-ne-terren_67a87d5a3bcab.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Vota e diasporës/ Celibashi: S’kemi përfaqësues jashtë! Ofrojmë shërbim vetëm online, jo në terren!
Ilirjan Celibashi
TIRANË-Teksa emigrantët shqiptarë vijojnë të ushtrojnë të drejtën e votës online, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se regjistrimi i tyre për të votuar bëhet vetëm online dhe jo në terren. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ilirjan Celibashi shkruan se KQZ nuk ka ofruar dhe nuk ofron asnjë lloj ndihme apo mbështetje për regjistrimin në terren. Kreu i KQZ sqaron se regjistrimi i votuesve nga jashtë kryhet vetëm nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila mund të aksesohet në faqen zyrtare të KQZ ose përmes aplikacionit zyrtar të KQZ për telefona smart.
Ilirjan Celibashi: KQZ nuk ofron regjistrim në terren. Regjistrimi i votuesve nga jashtë kryhet vetëm nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila mund të aksesohet në ëëë.kqz.gov.al ose përmes aplikacionit zyrtar të KQZ për telefona smart. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka ofruar dhe nuk ofron asnjë lloj ndihme apo mbështetje për regjistrimin në terren. E vetmja ndihmë dhe mbështetje për çdo votues nga jashtë ofrohet ekskluzivisht nga Qendra e Ndihmës pranë KQZ dhe vetëm përmes: Thirrjeve telefonike, mesazheve në ËhatsApp, Chatbot-it, email-it zyrtar të KQZ. KQZ nuk ka autorizuar asnjë person tjetër që, në emër dhe për llogari të institucionit, të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë.
Reagimi i kreut të KQZ vjen pas një denoncimi në emisionin ‘Piranjat’, ku thuhej se në takimet e Partisë Socialiste nëpër Greqi, ka zyrtarë të kësaj partie që prezantohen si punonjës të një projekti të KQZ-së për të regjistruar emigrantët. Celibashi deklaroi se KQZ nuk ka asnjë përfaqësues jashtë Shqipërisë për këtë qëllim.
Platforma online “PER” u hap më 11 janar për të pritur aplikimet e emigrantëve që duan të regjistrohen si votues nga jashtë. Për të gjithë ata që duan të votojnë, platforma do të rrijë e hapur deri në 31 mars. Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje brenda 5 ditëve duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t’u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pasi vullneti të jetë nënshkruar në letër, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t’u numëruar më 11 maj./ZËRI
Burimi