VIDEO- Po çonte PIZZA tek lagjia “Aktashi” në Prishtinë, punonjësit të “delivery-t” i vendoset arma në kokë

VIDEO- Po çonte PIZZA tek lagjia “Aktashi” në Prishtinë, punonjësit të “delivery-t” i vendoset arma në kokë

Momenti kur autori i vë armën në kokë punonjësit të picerisë

PRISHTINË- Një person është sulmuar me armë zjarri në lagjen “Aktashi” në Prishtinë. Sipas “Gazeta Sinjali”, një punëtor i një picerie është sulmuar me armë zjarri. Siç edhe duket nga pamjet, i dyshuari përplaset me punëtorin, i cili del nga makina ku debatojnë së bashku. Më pas, autori i vë armën në kokë punëtorit, por ky i fundit e shtyn.
Fatmirësisht nga ky konflikt nuk është lënduar asnjë person.

Mbrëmjen e së dielës, po në këtë lagje u përplasen me armë zjarri dy fise, Sekiraqët dhe Capat. Nga kjo përplasje mbeti i vdekur Premtim Gashi i familjes së “Capave”. Bëhet me dije se viktima ishte liruar me kusht nga burgu 2 javë më parë, pasi ishte dënuar për një plagosje që ndodhi në vitin 2023. Poshtë trupit të viktimës, autoritetet e policisë në Kosovë kanë gjetur edhe një kallashnikov, të cilin dyshohet se e përdori gjatë përplasjes me armë.
Ndërsa nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47-vjeçar. Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u plagosën edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar).
Në gjëndje më të rëndë shëndetësore janë Llumnica dhe Ademi. /ZËRI/
Burimi