Video në TikTok i hap telashe shqiptarit që merrej me trafik njerëzish

Video në TikTok i hap telashe shqiptarit që merrej me trafik njerëzish

Video në TikTok i hap telashe shqiptarit që merrej me trafik

Alket Dauti

BRITANI E MADHE- 36-vjeçari shqiptar Alket Dauti është vendosur në pranga pasi u kthye ilegalisht në Britaninë e Madhe, edhe pse ishte dëbuar për kontrabandë njerëzish. Sipas “Mail on Sunday“, shqiptari ishte ekstraduar në Belgjikë në vitin 2019, ku u dënua me 10 vjet burg për kontrabandimin e qindra emigrantëve – përfshirë fëmijë – në Britaninë e Madhe. Por në fillim të këtij muaji ai ishte kthyer në Londër. 

Madje kishte postuar një video të vetes në TikTok, duke ecur rrugëve të kryeqytetit britanik. Të afërmit e tij gjithashtu postuan foto të Dautit në Facebook, madje dhe duke dërguar dy fëmijët në shkollë. Nga analiza e rrjeteve të tij sociale dyshohet se ai mund të jetë rikthyer në Angli në muajin nëntor. 

Video në TikTok i hap telashe shqiptarit që merrej me trafik

Alket Dauti

Home Office fillimisht na tha se nuk kishin të dhëna për hyrjen e tij në MB dhe madje ishin skeptikë kur u përballën me pamjet. Por media “Dailymail” kontaktoi vetë me të përmes Facebook Messenger, ku ai tha: Unë jam me letra… çfarë do të thotë që nuk më lejohet të kthehem? Unë nuk kam bërë asnjë krim në Mbretërinë e Bashkuar.

Video në TikTok i hap telashe shqiptarit që merrej me trafik

Alket Dauti

Pavarësisht pretendimeve të tij, ai u arrestua javën e kaluar dhe u akuzua për “hyrje pa leje në Britaninë e Madhe”, vepër për të cilën rrezikon deri në 4 vite burg. Më 11 prill, ai do të dalë para gjykatës. Në 2019, Dauti u ekstradua nga Anglia në Belgjikë pasi ishte dënuar në mungesë për trafikun e shqiptarëve me kamionë të cilët paguanin 13.000 paundë për person./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente