
Vendi dhe ora! Kur do të zhvillohet protesa kundër mbylljes së TikTok

FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Protesta e opozitës e thirrur më 15 mars kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e tij TikTok do të zhvillohet përpara Kryeministrisë. Mësohet se tubimi do të nisë para godinës qeveritare në orën 19:00. Protesta është lajmëruar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Kryedemokrati tha se vendimi i qeverisë për mbylljen e platformës, është akt censure dhe dëshmi se kryeministri Edi Rama ka frikë nga mendimi dhe fjala e lirë.
Më shumë se dy muaj pas njoftimit, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për mbylljen e TikTok për 1 vit në Shqipëri. Brenda një jave apo 10 ditësh, shqiptarët nuk do të mund të aksesojnë më platformën “Tik Tok”. Vendimin e marrë e ka njoftuar Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se për 12 muaj, “Tik Tok” nuk do të mund të funksionojë më brenda territorit të Shqipërisë.
Mbyllja e platformës u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor, pas një konsultimi publik. Shkak i nismës u bë vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, pasi një grup nxënësish u përfshinë në sherr me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë më 18 nëntor 2024. Sa i përket vendimit, TikTok ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e dhunshme të përmendura janë të lidhura drejtpërdrejt me platformën e tyre./ZËRI