Vdes në aksident me motor 64-vjeçari në Fier

Vdes në aksident me motor 64-vjeçari në Fier

Foto Ilustruese

FIER- Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Ngjarje ka ndodhur në aksin rrugor “Fier-Pishporo”. Në njoftimin zyrtare bëhet me dije se 64-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me një motor, por ka dalë nga rruga. Për pasojë, ai ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë Fier:
Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D.. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi