VD- Këshilli Bashkiak i Elbasanit rrit çmimin e ujit me 40%, qytetari godet me dosje një këshilltar të PS
Pamje nga momenti
ELBASAN- Një incident ka ndodhur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Elbasanit. Një përfaqësi qytetarësh u ngritën sot në protestë për të kundërshtuar vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak i Elbasanit një muaj më për ta rritur me 40% çmimin e ujit të pijshëm. Madje në një moment, një prej tyre sulmoi me dosjen e dokumentave të këshillit një nga këshilltarët e majtë, madje dhe ky i fundit ia ktheu me të njëjtën mënyrë. Ende nuk dihet se cili është këshilltari, i cili u qëllua dhe qëlloi qytetarin.
MOMENTI ME VIDEO:
Pas mbledhjes së Këshillit, qytetarët pohuan se ky vendim prek shtresat në nevojë, por edhe gjithë banorët e tjerë të qytetit, ndaj edhe kërkuan që të anulohet. Po ashtu, u konfliktuan edhe me kryetarin e Këshillit Bashkiak dhe këshilltarët e mazhorancës. Ndërsa demokratët braktisën mbledhjen me akuza. Sipas tyre, u janë falsifikuar firmat për të kaluar vendimin, duke ngulur këmbë se rritja e çmimit të ujit nuk e ka mbështetjen e tyre./ZËRI
Burimi