Vajzat përplasin makinat luksoze pranë TEG-ut! Të afërmit e tyre nxjerrin armën, ‘masakrohet’ Fatjon Dauti
PAMJE NGA NGJARJA
TIRANË- Një incident i rëndë ka ndodhur sot (22 gusht) në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, ku dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit të shkaktuar nga një fërkim automjetesh, dy persona janë përfshirë në një sherr me sende të forta. Burime bëjnë me dije se dy vajza, drejtuese të mjeteve luksoze “Audi A8” dhe “Porche Cajen” me targa angleze, janë përplasur mes tyre dhe më pas kanë kërkuar ndihmën e të afërmve.
I pari që ka mbërritur ka qenë Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e njërës prej shofereve, Marjo Baramin. Sqarimi mes tyre ka përfunduar në përplasje fizike, madje dhe në nxjerrjen e armës së zjarrit. Barami dhe Dauti gjatë konfliktit janë goditur edhe me sende të forta, ku ky i fundit ka përfunduar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka gjetur edhe një armë zjarri, por ende nuk është konfirmuar se cilit prej personave të përfshirë në sherrin e dhunshëm i përket.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI
capturejpg
mmmjpg
policia 750×367 1
Burimi