U shkarkua pasi dhunoi shefin e Financës, ish-drejtoresha e spitalit-Ramës: PS merr 4 mandate në Dibër

U shkarkua pasi dhunoi shefin e Financës, ish-drejtoresha e spitalit-Ramës: PS merr 4 mandate në Dibër

Edi Rama dhe Irini Shehu

TIRANË-Gjatë bashkëbisedimit që kryeministri Edi Rama po zhvillonte mëngjesin e sotëm me qytetarët në rrjetet sociale, mes komentuesve, ka qenë edhe ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu, e shkarkuar nga detyra pasi dhunoi shefin e Financës.

Në komentin drejtuar Ramës, Shehu është shprehur besimplotë për zgjedhjet e 11 majit duke thënë me bindje se PS do të marrë plot 4 mandate deputeti në Dibër.
“Qarku Dibër do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve. Me super drejtuesin politik Blendi Klosi, do të vijë në parlamentin e ri me 4 mandate deputeti! 4:1”- shkruan ish-drejtoresha në komentin e saj.

KOMENTI

Lita e kandidatëve për deputet në Qarkun e Dibrës:
Listë e mbyllur 
Blendi Klosi
Alma Selami
Listë e hapur
Murat Dani
Danjel Gjura
Valentina Haliti
Agron Malaj
Dritan Selishta
Shkarkimi i Irini Shehut
Irini Shehu u shkarkuar nga detyra sepse në debat e sipër kishte goditur në fytyrë me një shishe qelqi përgjegjësin e Financave, Shaban Uklala. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të spitalit më 11 shkurt, duke i shkaktuar edhe dëmtime nga qelqi. Uklala ka marrë ndihmën mjekësore dhe ka shkuar në Drejtorinë e Policisë për të bërë kallëzimin. Motivet e konfliktit mbeten ende të panjohura./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente