U kritikua nga Rama për mbrojtjen ndaj Veliaj, Etjen Xhafaj: Intervista ime u keqkuptua, nuk e sulmova SPAK

U kritikua nga Rama për mbrojtjen ndaj Veliaj, Etjen Xhafaj: Intervista ime u keqkuptua, nuk e sulmova SPAK

Etjen Xhafaj

TIRANË-Socialisti Etjen Xhafaj ka komentuar kritikat që ka marrë nga kryeministri Edi Rama për mbrojtjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe për ato që u perceptuan si sulme ndaj SPAK. Ai u shpreh se qëllimi i tij nuk ka qenë të sulmojë SPAK-un apo reformën në drejtësi, por intervista e tij kur foli për Veliajn është interpretuar ndryshe.
“Në çdo moment kritika të bën në një farë mënyrë që të rikthehesh dhe të reflektosh mbi atë që kë thënë. E mirëkuptova patjetër, sepse ka disa momente që mund të interpretohen ndryshe tek ajo intervistë, si një sulm ndaj SPAK, që nuk ka qenë në asnjë moment”, tha ai.
I pyetur nëse deklarata e tij tek emisioni “Off Record”, ka pasur një kosto, duke u lënë në listën e hapur nga kryeministri Rama, Xhafa tha se jo.
“Në asnjë moment! Kishte qenë shumë i qartë kryeministri dhe ne takimin e Grupit Parlamentar dy ditë para intervistës sime dhe një një komunikim më parë. Nuk mendoj se më ka kushtuar, e prisja”, tha ai.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente