Turma nuk ndalet! Shkatërrohet kafeneja e pronarit të disko “Pulse”, Policia s’ndërhyn

Turma nuk ndalet! Shkatërrohet kafeneja e pronarit të disko “Pulse”, Policia s’ndërhyn

Pamje nga Koçana

KOÇAN- Qytetarët e zemëruar kanë shkatërruar kafenenë “Klasik” në Koçan të Maqedonisë, e cila është në pronësi të të njëjtit person që kishte diskotekën “Pulse”, ku u humbën jetën 59 persona. Pas tragjedisë që “goditi” vendin, qytetarët janë mbledhur sot në qendër të Koçanit për të nderuar viktimat, por edhe për të kërkuar drejtësi.

Pamje nga Koçana

Pas një proteste paqësore, ata janë drejtuar drejt godinës së Bashkisë, të cilën e kanë qëlluar me vezë.

Më pas një grup njerëzish shkuan në rrugën Dimitra Vlahovića dhe shkatërruan një ndërtesë në pronësi të një DJ, i njëjti njeri që ka në pronësi edhe “diskon e vdekjes”, ku humbën jetë 59 persona. Qytetarët fillimisht kanë gjuajtur me gurë kafenenë, e më pas kanë goditur me shqelma gjithçka që u doli para. Edhe pse Policia ishte aty, askush nuk ndërhyri.
Maqedonia e Veriut dhe Koçani janë të tronditura një ditë pas tragjedisë së disko, e cila la pas të paktën 59 të vdekur dhe më shumë se 155 persona të plagosur. Në qytetin e Koçanit mbizotëron heshtja, ndërsa banorët kanë ndezur qirinj në parkun e qytetit deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme për të vrarët nga zjarri në diskotekën “Puls”. Viktima më e re ishte vetëm 14 vjeç. Deri më tani janë ndaluar 19 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI

fghjjpg

ghhjpg
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente