TRONDITËSE/ Publikohet fotoja, Esmerald Balla i qeshur krah bashkëpunëtorit, pak ditë pasi vrau babain

TRONDITËSE/ Publikohet fotoja, Esmerald Balla i qeshur krah bashkëpunëtorit, pak ditë pasi vrau babain

Esmerald Balla dhe Edison Brahaj

TIRANË-Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku Esmerald Balla vrau babain e tij Enver Ballën. Në lidhje me vrasjen e 62-vjeçarit në Shënavlash të Durrësit, policia ka vënë në pranga ditën e sotme Edison Brahajn, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e viktimës për të transportuar me automjet trupin e viktimës (Enver Ballës) nga vendi i ngjarjes deri tek vendi ku u gjet nga policia. Por edhe pse në dëshminë e tij Balla deklaroi se e vrau aksidentalisht dhe ju ‘shemb bota’, një foto e publikuar në emisionin ‘Opinion’ tregon se 30-vjeçari nuk ishte i shqetësuar për krimin e rëndë.
Mbrëmjen e sotme është publikuar një foto e 2 bashkëpunëtorëve, për të cilën thuhet se është shkrepur disa ditë pas vrasjes së Enver Ballës. Balla dhe Brahaj shihen të buzëqeshur në imazhin e publikuar.

Esmerad Balla dhe Edison Brahaj

Gjatë ditës së djeshme, pasi u vu në pranga nga Policia, Esmerald Balla pranoi se e kishte vrarë babanë në gjaknxehtësi e sipër, pasi sipas tij kishte zbuluar se 62-vjeçari kishte marrëdhënie me gra të tjera, kundrejt pagesës, duke prishur në këtë mënyrë kursimet që familja kishte, nga një biznes privat që kishin prej vitesh në zonën e Shënavlashit. Por hetuesit janë skeptikë për versionin e dhënë nga i riu, i cili ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
Në telefonin e tij janë gjetur prova, se vetë 30-vjeçari kontaktonte eskorta luksi që gjenden në faqe online, dhe linte takime me to kundrejt pagesës. Kjo duket se është bërë shkak që ai të merrte fshehurazi para nga kasaforta që gjendjen në banesën e Enver Ballës, dhe më pas mes babait dhe djalit kanë nisur konfliktet. Ai e deklaroi të zhdukur babanë e tij, duke i çuar dhe një mesazh të vëllait, me shkrimin se ‘Enveri ishte larguar nga shtëpia, për të nisur një jetë të re me një grua tjetër’./ZËRI 
Burimi