Tragjedia në Koçanë/ Rrëfimi i të resë: Më vdiq motra, unë shpëtova!

Tragjedia në Koçanë/ Rrëfimi i të resë: Më vdiq motra, unë shpëtova!

Marija Taseva

KOÇAN- Marija Taseva ishte duke shijuar një koncert me motrën e saj në klubin ‘Pulse’ në Koçan, Maqedonia e Veriut, të shtunën kur ndodhi fatkeqësia. Ato po ndiqnin “DNK:, një dyshe e njohur hip-hop në vend, kur në klub shpërtheu një zjarr, duke vrarë të paktën 59 persona dhe duke plagosur 155 të tjerë.
Njerëzit po përpiqeshin me dëshpërim t’i shpëtonin flakëve, por kishte vetëm një dalje për rreth 500 persona, pasi dera tjetër në pjesën e pasme të lokalit ishte e mbyllur.
“Të gjithë filluan të bërtasin dhe të bërtisnin ‘largohuni, dilni jashtë!’. Nuk e di si, por përfundova në tokë, nuk munda të ngrihesha dhe në atë moment njerëzit filluan të më shkelin,”- tha 19-vjeçarja për Reuters.
Ajo në fund arriti të shpëtohej, por motra e saj jo.
“Më ka vdekur motra. Unë u shpëtova dhe ajo jo.”
Maqedonia e Veriut dhe Koçani janë të tronditura një ditë pas tragjedisë së disko, e cila la pas të paktën 59 të vdekur dhe më shumë se 155 persona të plagosur. Në qytetin e Koçanit mbizotëron heshtja, ndërsa banorët kanë ndezur qirinj në parkun e qytetit deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme për të vrarët nga zjarri në diskotekën “Puls”. Viktima më e re ishte vetëm 14 vjeç. Deri më tani janë ndaluar 19 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente