
Tragjedia në Koçan/ Dëshmitarja: Të gjithë po përpiqeshin të shpëtonin veten! U rrëzova dhe të tjerët po më shkelnin
Marija Taseva
KOÇAN- Një nga të lënduarat e zjarrit ka treguar momentetet nga rënia e zjarrit në klubin e natës në Koçan. 20-vjeçarja Marija Taseva ka treguar se në momentin kur ra zjarr, ajo po përpiqej të largohej por u pengua dhe u rrëzua. Taseva shprehet se motra e saj, 25 vjeçe, ka humbur dhe deri më tani nuk kanë asnjë informacion për të.
“Të gjithë filluan të vraponin. Të gjithë përpiqeshin të shpëtonin veten. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë, nëse jo, përfundimisht do të shkojmë në Shkup. Teksa po vrapoja u rrëzova dhe dhe të tjerët më shkelnin. Jam lënduar vetëm në një anë të fytyrës time, pasi isha në tokë”, tha Taseva.
Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit, humbën jetën 51 persona dhe u plagosën 118 të tjerë. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 qytetarë, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Në një moment, dëgjohet një nga anëtarët e bandës muzikore duke iu bërë thirrje turmës që të dalin jashtë. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI
Burimi